Sot (e shtunë) fillon rrugëtimi kualifikues i Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.
Dardanët do të përballen me Izraelin në Tel Aviv nga ora 18:00 dhe do të kërkojnë pikët e plota.
Përveç izraelitëve, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Kosova cilësohet si favoritë për të kaluar grupin, pas Zvicrës, por që edhe Izraeli di të jetë skuadër e vështirë për t’u mposhtur.
Një fitore në Tel Aviv, do të ishte një hap i madh për nisje të mbarë.
Kosova i ka lojtarët më të mirë në dispozicion dhe do të synojë që sot të marrë pikët e plota, por një barazim në një terren aspak të lehtë do të ishte pozitiv.