Izraeli arreston 7 palestinezë në Bregun Perëndimor

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 14:51 | Nga

Forcat izraelite arrestuan shtatë palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite në një deklaratë pohoi se palestinezët janë arrestuar për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas deklaratës, të arrestuarit janë marrë në paraburgim për hetime.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, rreth 6.500 palestinezë aktualisht janë duke u mbajtur në burgjet izraelite, duke përfshirë 62 gra dhe rreth 350 të mitur.

Ushtria izraelite kryen shpesh arrestime në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin e kapjes së palestinezëve “të kërkuar”.

Tensionet janë rritur nëpër territoret e pushtuara palestineze që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvendosën ambasadën e tyre muajin e kaluar nga Tel Avivi në Kuds, qytet i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

Që nga marsi, të paktën 123 palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur me armë zjarri nga forcat izraelite gjatë protestave anti-okupuese në Rripin e Gazës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme