Valët e sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe sulmet hakmarrëse nga Teherani kanë vazhduar këtë mëngjes, raporton CNN.
Në një deklaratë në X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ushtria izraelite ka “nisur pak më parë një valë masive sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në perëndim të vendit”.
Ndërkohë ushtria e Iranit tha se ka nisur sulme “të fuqishme” me dronë kundër qendrave të sigurisë dhe selive të policisë izraelite që nga mëngjesi i hershëm i së dielës, duke shtuar se po vazhdon “mbrojtjen e saj legjitime” të popullit iranian.
Emblema e mburojës së kaltër u krijua gjatë Konventës së Hagës të vitit 1954 për të mbrojtur pronën kulturore gjatë konflikteve. Simboli synon të tregojë një objekt të trashëgimisë në të njëjtën mënyrë siç simboli i kryqit të kuq tregon një objekt humanitar.
Simboli i mburojës nuk arriti kurrë të përhapej si ai i kryqit të kuq, por në vitin 1996 u themelua organizata Blue Shield për të promovuar idealet e ruajtjes së trashëgimisë gjatë luftës që simbolizon emblema e vitit 1954.