Izraeli është më shumë se një shtet

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 09:24 | Nga Skënder Berisha

Historia e Izraelit, është e lidhur ngushtë me popullin e saj dhe shtetin, ashtu, siç ne jemi të lidhur me historinë e kombit dhe shtetit, Shqipërisë dhe Kosovës. Miqësia me Izraelin dhe hebrenjtë, nuk është miqësi dosido, siç mund ta kemi me cilindo komb apo shtet.

Mbase, rrënjët e lidhjeve, duhet kërkuar nëpër mijëvjeçarët, aq më shumë, përbashkësinë e elementeve të konservuara te dy popujt, përtej ngjashmërive rastësore apo aksidentale.

Do kujtuar këtu emër vendet, simbolet, mitet e një varg përmbajtjesh që lidhin dy kombet tona. Sot, nëse shohim shtrirjen e hebrenjve si drejtues shtetesh apo qeverish, shohim se ata kanë qeverisur dhe drejtuar dhjetëra shtete, shumë herë më të mëdhenj e me më shumë traditë shteti se sa Izraeli i sotëm.

Nga viti 1580 e këndej, hebraikët kanë udhëhequr nëpërmjet kryeministrave, presidentëve apo nivelit superior me perandorinë e Spanjës, të Portugalisë, Francës, Austro-Hungarinë, Danimarkës, apo shtetet si Hondurasin, Salvadorin, Mbretërinë e Bashkuar, Zelandën e Re, Australinë, Italinë, Bregun e Fildishtë, Hong Kongun, Natalin në Jug të Afrikës, Republikën Dominikane, Bashkimin Sovjetik, Federatën Ruse, Bavarinë, Hungarinë, Palestinën, Indinë, Lituaninë, Francën, Izraelin, Ugandën, Singaporin, Rodezinë, Gjibraltarin, Panamanë, Austrinë, Kongon, Arubën, Rumaninë, Federatën e Zvicrës, Gjermaninë, Perunë, Guajanën, Gjeorgjinë, Rusinë, Çekinë, Ukrainën, Letoninë, Belgjikën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputetët hebraikë apo me origjinë hebraike, ndodhen në Parlamentet e mbi 70 shteteve, nga Argjentina, Brazili, e deri te Meksiko, ShBA-ja e Kanadaja, nga Rusia në lindje, deri në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë themelues e drejtues korporatash, bankash e shefa trezorësh shteti, deri te shpikësit me nam e nobelistë.

Po ta ilustrojmë me nobelistë, nga numri i përgjithshëm i nobelistëve amerikanë, 27% janë hebrenj derisa kanë vetëm 3% të popullsisë në ShBA, ndërsa nga numri total i fituesve të nobelit, nga viti 1901 deri më 2019, janë rreth 21% hebrenj ose me njërin prind hebre, derisa marrin pjesë në numrin e përgjithshëm të popullsisë në botë me vetëm 0.2%. Izraeli në shikim të parë vërtetë është vetëm një shtet, por është gabim i rëndë të trajtohet si një shtet, sepse kombi hebre apo izraelit, është shumë më i madh se sa një votë në skenën ndërkombëtare.

Gjithsesi, është më shumë se kaq për ne shqiptarët, kur hebrenjtë ishin në kreun e vendimmarrjes, në etapat më të rënda të kombit tonë dhe gjendeshin në anën tonë. Sigurisht, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli duhet kujtuar dhe trajtuar, më shumë se një votë shteti, më shumë se sa një njohje. Andaj, nuk na çudit sot njohja e Ukrainës, as në të ardhmen njohja që do të vije nga disa shtete ku hebrenjtë, bartin vulat institucionale me peshë në ato shtete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme