Shëndetësisë Kosovare i nevojiten kabllo për t’u ndezur

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 15:00 | Nga Skender Berisha

Kohëve të fundit pas shumë historive me Covid 19 të paraqitura nëpër media nga qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, por edhe nga familjarë, vërejmë se në Institucionin më vital të vendit atë të shëndetësisë, nuk po ecë puna siç duhet.

Qytetarët të cilët po kalojnë nëpër dyert e shëndetësisë në Kosovë, me problemet e tyre nga më të ndryshmet, e sidomos ata me Covid 19, të zhgënjyer dhe të mllefosur nga një sistem i cili mundë të quhet gjithqka përveq sistem jo, nuk po arrinë t’i mbërthejë dhe kontrollojë as për së afërmi nevojat e qytetarëve të cilët paguajnë dy herë për një shërbim.

Së pari: nga taksat dhe obligimet që kanë si qytetarë ndaj shtetit ata i përgjigjen, dhe Së dyti: për tretmanin dhe terapitë që do të duhej ta kenë të siguruar nga shteti ata detyrohen t’i blejnë edhe pse do të duhej shteti t’i sigurojë me rastin e marrjes së mjeteve që qytetarët kanë si obligim ndaj shtetit si sistem i organizuar buxhetor.

Qytetarët nuk kanë sigurime shëndetësore si rezultat i mos aftësisë së udheheqësve të këtij digasteri, dhe si rezultat qytetarët duhet të blejnë gjithqka që prej kur marrin rrugën për në spital apo edhe në qendrat e mjeksisë familjare. Kjo katrahurë mbretëron në tërë vendin.

Qytetarët kosovarë të cilët po e vuajnë këtë ndëshkueshmëri nga ana e institucioneve të Kosovës siq duket do t’a kenë fatin e njejtë edhe për një kohë të gjatë, pasi që ky shërbim vital i shtetit (shëndetësia) as që po mendohet të vihet në binarë, e që më pas qytetarët të mos mendojnë të kërkojnë ndihmë nga qytetet e tjera të shteteve për rreth.

Drejtuesit e institucioneve shëndetsore në pamundësi për të bërë më shumë japin vetëm se alarmin se diqka nuk po u shkon, kërkojnë ndihmë në mënyrë publike ngase ajo në mënyrën institucionale nuk po kryen punë. Ky zingjirë i dështuar i hierarkisë të vyshkur duhet urgjent të ndryshojë, duhet një sistem i ri, me njerëz të rinjë, menaxhment i ri, duhet gjithsesi të shtohet numri i infermierëve dhe mjekëve profesionist, duhet shtuar shërbimet nëpër dhomat, duhet rritur kujdesi dhe numri i mjekëve në ordinancat e qendrave të mjeksisë familjare pasi që përpos pandemisë qytetarët e kosovës kanë edhe probleme të tjera shëndetësore e që kërkojnë trajtim.

Shërbimet shëndetësore primare janë në fazën ku u duhet ndihma menaxheriale, u duhet trajtim më i veçantë si staf, trajnimet e munguara u vërejtën së fundi me rastin e pandemisë, ngase i zuri të papërgatitur për ndonjë fatkeqsi që kërkon organizim më emergjent, dhe së fundi gjatë trajtimit të pacientëve me Covid 19 vëmë re se qytetarët janë më të pakënaqur me një shërbim që shteti do të duhej t’a siguronte si kundërshpërblim i asaj që ata paguajnë taksat dhe obligimet e tyre kundrejt shtetit, duke shtuar edhe më tej pakënaqësitë ndaj sistemit shëndetësorë por edhe menaxhmentit si tërësi.

Edhe pandemia Covid 19 siq duket do t’a ketë një fund, por kjo kohë të cilën e kaluan qytetarët e kosovës i bëri ata të thurrin pakënaqësi, të cilën vështirë se do t’a shthurin edhe për një kohë të gjatë.

Pra, sistemit shëndetësorë siq duket i nevojiten kabllo për t’u ndezur, ngase kjo papërgjegjësi dhe katrahurë në sistem vështirë se do t’a ketë zgjimin dhe mobilizimin pa një intervenim emergjent dhe “ndrrimin e baterisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme