Izraeli fillon lirimin e grave dhe fëmijëve të burgosur palestinezë

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Izraeli dhe Hamasi kanë nisur lirimin e pengjeve dhe të burgosurve pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim mes palëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari ka njoftuar se 39 të burgosur gra dhe të mitur palestinezë në Izrael janë liruar në përputhje me angazhimet e autoriteteve izraelite për armëpushimin.

Ai ka shkruar në platformën X se “ne konfirmojmë se Kryqi i Kuq ka pritur 24 civilë të ndaluar në Rripin e Gazës, duke përfshirë një numër grash dhe fëmijësh civilë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit humanitar”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se militantët e Hamasit kanë liruar 13 pengje izraelite dhe 12 tajlandezë, raporton timesofisrael.

“Jemi të lehtësuar që konfirmojmë lirimin e sigurt të 24 pengjeve. Ne e kemi lehtësuar këtë lirim duke i transportuar nga Gaza në kufirin Rafah”, ka njoftuar Kryqi i Kuq

Mediat kanë publikuar disa nga pamjet e para të pengjeve izraelite, ku brenda shihen fëmijët dhe gratë.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi janë marrë vesh për një pushim katër ditor dhe lirimin e pengjeve të të dyja palëve.

Të ngjashme