Izraeli ka fituar Eurovisionin 2018. Ky shtet u përfaqësua nga këngëtarja Netta me këngēn “Toy”.
Në vendin e dytë u pozicionua këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e cila është pritur mjaft mirë nga publiku në sallë, por jo vetëm. Ishte e vetmja pjesëmarrëse që kishte një performancë aq shpërthyese, me një këngë ritmike, me të cilat tashmë ajo personifikohet.
Ermal Meta dhe kolegu i tij Fabrizio Moro kanë sjellë një mesazh senzibilizues me anë të këngës “No me avete fatto niente”, e cila para disa muajsh fitoi në Sanremo në Itali.
Ndërsa ne Eurovision fitoi vendin e pestë.
Në natën finale performoi edhe Eugent Bushpepa i cili u ngjitë në skenën e festivalit, për të dëshmuar edhe njëherë zërin e fuqishëm me këngën “Mall”.
Publiku mirëpriti paraqitjen e tij, ndërsa padyshim për shqiptarët ishte një emocion i rrallë.
Shqipëria u rendit në vendin e 11-të.