Ushtria e Izraelit ka njoftuar sot se ka goditur dhjetëra caqe të ushtrisë së Iranit në Siri.
Më këtë rast ata kanë akuzuar Teheranin për lëshimin e raketave në drejtim të forcave të tyre në krahinën e okupuar të Golan, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova.
“Ushtria izraelite ka shkatërruar disa pika të ushtrisë iraniane në Siri” ka thënë zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Jonathana Conricus.
Ai ka thënë se në cak të tyre ka qenë inteligjenca, logjistika, automjetet, depo si dhe pika ku pa pasur raketa.
“Forcat e mbrojtjes kanë sulmuar dhjetëra raketa të Izraelit dhe disa prej tyre është arritur që të shkatërrohet”.