Izraeli heq përdorimin e maskave në hapësira publike

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Izraeli ka hequr përdorimin e maskave në hapësira publike dhe do të rihapë shkollat e mesme, në hapin e fundit të vendit drejt normalitetit.

Vendi ka pasur një shtrirje të suksesshme të vaksinave, me 54% të popullsisë së saj prej 9.3 milionë që kanë marrë të dy vaksinat Pfizer / BioNTech dhe ka regjistruar rënie të mëdha të infeksioneve.

Pavarësisht se në hapësira publike nuk duhet më përdorimi i maskës, izraelitët do të vazhdojnë të mbajnë një të tillë në ambiente të mbyllura.

Kopshtet e shkollat fillore izraelite ishin tashmë të hapura, por e diela shënon rihapjen e shkollave të mesme.

Të ngjashme