Izraeli i vazhdon bombardimet në Gazë

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Avionët luftarakë të Izraeli i bombarduan disa pjesë të Rripit të Gazës gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e së shtunës, përfshirë në disa vende në jug, ku ushtria izraelite i kishte urdhëruar palestinezët të evakuoheshin.

Bombardimet e pareshtura u kryen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën veton kundër një rezolute të mbështetur pothuajse nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vende të tjera të premten, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë.

Rezultati i votimit ishte 13-1 në Këshillin e përbërë nga 15 anëtarë. Britania e Madhe abstenoi nga votimi.

Të ngjashme