Izraeli ka kryer sulme ajrore afër Damaskut

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 09:34 | Nga

Armata e Sirisë thotë se Iraeli sot herët në mëngjes i ka sulmuar dhe dëmtuar “caqet ushtarake në territorin e Sirisë, afër kryeqytetit Damask, me sulme ajrore dhe raketa tokë-tokë.

Në kumtesën e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, komanda e ushtrisë së Sirisë tha se mbrojtja ajrore siriane e ka goditur një aeroplan izraelit. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ushtria e Sirisë tha, po ashtu, se mbrojtja kundërajrore e saj i ka interceptuar disa raketa të lansuara nga territori izraelit.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Izraeli për pretendimet e ushtrisë së Sirisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme