Në Izrael raportohet zbulimi i një lloji të ri të njerëzve të lashtë

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Hulumtuesit që po punojnë në Izrael thanë se kanë identifikuar një lloj të panjohur më parë të njerëzve të lashtë, të cilët jetonin bashkë me specien tonë para më shumë se 100 mijë viteve.

Ata besojnë se mbetjet e gjetura afër qytetit Ramla paraqesin një nga “të mbijetuarit e vetëm” të një grupi njerëzor shumë të lashtë, shkruan BBC.

Në mesin e mbetjeve që u gjetën janë një pjesë kafke dhe një nofull nga një individ që besohet se ka jetuar mes 140.000 e 120.000 viteve më parë. Hollësitë e zbulimit janë publikuar në revistën “Science”.

Dr. Hila May nga Universiteti i Tel Avivit tha se ky zbulim i jep formë të re rrëfimit për evolucionin njerëzor, sidomos të llojit Neanderthal. Përshkrimi i përgjithshëm i evolucionit të tyre në të kaluarën është lidhur ngushtë me Evropën.

“E tëra nisi në Izrael. Ne sugjerojmë se një grup lokal ishte popullsi burimore. Gjatë epokave ndërakullnajore, valë njerëzish, njerëzit Nesher Ramla, migruan nga Lindja e Mesme në Evropë”, tha May.

Ekipi i hulumtuesve beson se grupi i këtyre njerëzve të lashtë kishte qenë i pranishëm në Lindjen e Afërt para 400 mijë viteve. Shkencëtarët i mbështetën pretendimet e tyre në ngjashmëritë në veçori mes fosileve izraelite dhe ato që janë gjetur në Evropë e Azi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme