Izraeli kundërshton shitjen e aeroplanëve ushtarakë amerikanë në Katar

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Shteti izraelit ka thënë se do e kundërshtojë çdo shitje të avionëve ushtarakë amerikanë F-35 në Katar.

Këto deklarime i ka bërë ministri i Inteligjencës së Izraelit, Eli Cohen, duke përmendur nevojën për të ruajtur epërsinë ushtarake izraelite në rajon.

Kjo çështje u shtrua për shkak të një kërkese zyrtare nga Katari për blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35 nga SHBA-ja, shkruan Reuters.

I pyetur nëse Izraeli do ta kundërshtonte një shitje të tillë, Cohen tha: “Përgjigjja është po. Siguria dhe epërsia jonë ushtarake në rajon janë gjërat më domethënëse për ne. Rajoni ynë ende nuk është kthyer në Zvicër”, potencoi ai.

Kërkesa e Katarit erdhi pas një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Emirateve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën Uashingtoni ra dakord të konsideronte dhënien e miratimit të shtetit të Gjirit, për blerjen e F-35.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme