Izraeli do të lejojë dy kamionë ne ditë me karburant që të hyjnë në Rripin e Gazës.
Kjo u bë pas presionit të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se rreth 140 mijë litra karburant do të lejohen çdo ditë që të hyjnë në Rripin e Gazës.
Karburanti pritet të përdoret për kamionët që shpërndajnë ndihma dhe për ekipet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sigurimin e ujit.
Ndërsa, pjesa tjetër pritet të përdoret për shërbimet e telefonisë mobile dhe të internetit, të cilat ishin ndërperë për shkak të mungesës së karburantit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja për lejimin e karburantit në Rripin e Gazës ishte nënshkruar në fillimin e javës së parë të konfliktit, tha zyrtari i DASh-it, por u vonua nga Izraeli pasi ata i thanë ShBA-së se karburanti nuk kishte mbaruar në Gazën jugore dhe se Izraeli donte të negocionte për pamje të pengjeve të marra nga Hamasi.