Faqja zyrtare e Izraelit në gjuhën arabe në Tëitter ka publikuar një postim me vargje të Kuranit të martën në mbrëmje, duke nxitur reagime, pasi aty u publikua edhe një fotografi e bombardimeve në Gaza.
Në postim u publiku një pjesë e Sures Al-Fil (Elefanti), e cila e përshkruan dënimin e Zotit për të ashtuquajturin Populli i Elefantëve, të cilët ishin përpjekur që ta shkatërronin Qaben shekuj më parë, shkruan Daily Sabah, transmeton Gazeta Express.
“A nuk ke parë se si Zoti yt veproi me shoqëruesit e elefantit”, thuhet në postim, duke cituar vargje të Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve.
“Ky është një përkujtim për aftësinë e Zotit për t’i përkrahur ata që janë të drejtë para padrejtësive, sidomos pasi Hamasi është krah i Iranit që synon ta ndezë rajonin”, vazhdon postimi i faqes izraelite në pjesën e dytë.
Sidoqoftë, pas reagimeve të shumta, postimi në fjalë nuk figuron më në llogarinë izraelite në gjuhën arabe.
Ndryshe, Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore në Gaza edhe të mërkurën, ndërsa militantët palestinezë gjithashtu i vazhduan sulmet me raketa tokë-ajër në drejtim të Izraelit.