Izraeli pengon qasjen e lirë të futbollistëve, anulohet finalja e kampionatit të Palestinës

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Finalja e kampionatit nacional të klubeve të futbollit në Palestinë është anuluar të mërkurën, pasi që Izraeli ua ka mohuar lejet e udhëtimit lojtarëve nga Gaza, që kishin shpresuar të përballeshin me kundërshtarët në Bregun Perëndimor, raporton Reuters.

Izraeli ka refuzuar t’i lejojë lojtarët e skuadrës nga Gaza, Khamadat Rafah që të udhëtojnë disa kilometra nëpër territorin izraelit për t’u përballur me skuadrën nga Nablusi, FC Balata në qendër të Bregut Perëndimor, transmeton Koha Ditore.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë një arsye publike për këtë vendim. Disa mediume kanë cituar burime të sigurisë të Izraelit se anëtarët e skuadrës besohet se kishin lidhje me terrorizëm.

Vetëm 12 nga 35 anëtarët e klubit nga Gaza morën leje për të udhëtuar, ndërsa vetëm pesë prej tyre ishin futbollistë, ka njoftuar klubi.

Finalja e së mërkurës e Kupës së Palestinës, e njohur nga FIFA, në qytetin e Bregut Perëndimor, Nablus, ishte shtyrë njëherë nga korriku, kur 31 nga 35 anëtarët e klubit nuk morën leje udhëtimi, ka njoftuar klubi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme