Sulmet ajrore izraelite e kanë shkatërruar laboratorin e vetëm për testim për Covid-19 në Gaza dhe i kanë dëmtuar zyrat e Gjysmëhënës së Kuqe, organizatë nga Katari.
Ndryshe, shkalla e testeve pozitive për Covid-19 në Gaza ka qenë një ndër më të lartat në botë – 28 për qind, shkruan The Guardian.
Spitalet në territorin e vafër, i cili është nën bllokadën izraelite për gati pesëmbëdhjetë vjet, kanë qenë të stërngarkuara me pacientë.
Në komentin e tij të parë rreth sulmeve ajrore izraelite në Gaza, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se përpos shqetësimeve rreth krizës humanitare dhe sigurisë, gjendja shëndetësore është gjithashtu shumë shqetësuese.
“Në eskalimin e fundit të konfliktit, kanë ndodhur dhjetëra incidente ku janë përfshirë punëtorët shëndetësorë dhe qendrat shëndetësore. Për më tepër, testimi dhe vaksinimi për Covid-19 janë prekur rëndë. Kjo krijon rrezik për botën në tërësi”, deklaroi shefi i OBSh-së.