Izraeli shkatërron një tunel në Rripin e Gazës që ishte ndërtuar nga militantët e Hamasit, ka njoftuar ushtria izraelite.
Ky tunel kishte dalë jashtë funksionit gjatë luftës më 2014 në Gaza. Hamasi ka tentuar që ta rikthej në funksion, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë. Ky tunel ishte ndërtuar brenda enklavës të kontrolluar nga Hamasi, vetëm disa qindra metra larg nga kufiri me gjemba me Izraelin.
Forcat izraelite kanë thënë se nuk e kanë kaluar kufirin, por e kanë bërë të paoperueshëm tunelin, duke përdorur një teknikë të re, ka njoftuar nënkoloneli Jonathan Conricus.
Ende nuk ka asnjë koment nga Hamasi lidhur me këtë ngjarje.
Izraeli ishte tërhequr nga Gaza më 2005, por ende vazhdon të mbajë nën kontroll territorin dhe kufinjtë detar.