Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij do të mbrohet “kundrejt çfarëdo sulmi”, shkruan BBC, njofton Klan Kosova
Izraeli ka goditur caqet iraniane pasi kanë njoftuar fillimisht se kanë hetuar një dron iranian duke kaluar kufirin Siri – Izrael. Irani i ka mohuar këto akuza.
Gjatë sulmeve një F-16 izraelit është qëlluar nga forcat siriane të mbrojtjes ajrore. Piloti ka shpëtuar dhe është dërguar në spital. Kjo është hera e parë që Izraeli ka humbur një luftarake në konfliktin sirian.
Netanyahu ka paralajmëruar se politika e Izraelit për ta mbrojtur vetën nga çfarëdo sulmi është më së e qartë.
“Irani ka shkelur sovranitetin e Izraelit”, ka thënë ai.
“Ata kanë lëshuar një dron nga territori sirian në Izrael… Izraeli i mban përgjegjës Iranin dhe Sirinë për këtë”.