Zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari, ka konfirmuar se ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje brenda Gazës. Ai u tha gazetarëve se sulmet “nga forcat e blinduara dhe të këmbësorisë” kishin për qëllim “për të vrarë qelizat terroriste që po përgatiteshin për fazat e ardhshme të luftës”.
Ai tha gjithashtu se forcat izraelite po përpiqeshin të gjenin informacione për pengjet e zhdukur.
Të dielën një ushtar izraelit u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga një raketë në Gaza. Hagari tha gjithashtu se numri i pengjeve në Gaza – 222 – mori kohë për t’u konfirmuar, sepse mes tyre ka “shumë” shtetas të huaj.