Numri i izraelitëve të vaksinuar ndaj koronavirusit ka arritur në një milion, duke u bërë shteti i parë që mund të arrijë imunizimin e plotë.
Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se çdo ditë po vaksinohen 150 mijë njerëz.
Prioritet janë të moshuarit me gjendje të dobët shëndetësore dhe punëtorët shëndetësorë.
Vaksinimi i shpejtë e ka bërë Izraelin shtetin prijës në administrimin e vaksinimit në bazë të popullsisë.
Shteti izraelit ka vaksinuar 10 në 100 banorë deri më tani.
Shteti i Lindjes së Mesme po përballej me ngritje të madhe të rasteve në javët e fundit dhe për këtë ka ashpërsuar masat për festat e fundvitit.
Vaksinimi në Izrael ka nisur më 19 dhjetor dhe pritet që në muajt e ardhshëm të përfundojë vaksinimi i më shumë se 9 milionë banorëve.