Izraeli ka vrarë një nga komandantët më të vjetër të një grupi militant në Rripin e Gazës gjatë një sulmi ajror.
Baha Abu Al-Ata, një udhëheqës i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), u vra së bashku me gruan e tij, kur një raketë goditi shtëpinë e tyre, tha grupi, transmeton Klan Kosova.
Izraeli tha që Al-Ata ishte një “bombë e kurdisur” që po planifikonte “sulme të menjëhershme terroriste”.
Një breshëri rakete u qëllua në Izraelin jugor nga Gaza në vazhdën e vrasjes, të cilën PIJ u zotua ta hakmerret.
Nuk ka raporte të menjëhershme për të plagosurit.
PIJ, i cili mbështetet nga Irani, është grupi i dytë më i madh militant në Gaza dhe ka kryer shumë sulme me raketa ndaj Izraelit.