Një filxhan kafeje është gjithmonë një ndër zgjidhjet më të shpejta që ne zgjedhim për të nisur ditën tonë. Kafeja, për shumë nga ne, nuk është thjesht një pije, është pjesë e ritualit të mëngjesit, zilja që na zgjon për ditën e re.
Mund të mos e keni kuptuar, por nëse mendimi i parë i ditës lidhet me kafenë ju jeni i varur ndaj saj, shkruan Living. Më poshtë do të lexoni disa nga ndryshimet që i ndodhin trupi tuaj pas konsumimit të kafesë:
10 minuta pasi keni pirë një filxhan kafe
Kafeina hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut fillon e rritet.
20 minuta pas kafesë
Përqendrimi juaj rritet dhe e keni më të lehtë të fokusoheni. Jeni të aftë të merrni vendime për të cilat do e kishit shumë të vështirë të vendosnit nëse nuk do të pinit kafe. Kafeina do ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur sepse fillon të bëjë lidhjen e receptorëve në zona të ndryshme të trurit.
30 minuta më pas
Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Shikimi juaj mund të jetë më i mprehtë sepse pupilat e syrit fillojnë të zgjerohen.
Pas 40 minutash
Hormoni i humorit fillon e rritet dhe mesa duket i vetmi efekt negativ i kafesë fillon 6 orë pas pirjes kur organizmi ndjen nevojën të nxjerrë “helmet e trupit jashtë’’ për shkak të efektit diruetik të kafesë.