Ja çfarë shkruante në letrën kërcënuese të ISIS-it dërguar UP-së?

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 13:26 | Nga

Universiteti i Prishtinës është kërcënuar nga Shteti Islamik me anë të një letre të lënë në sallën ku kishte për qëllim të mbahej sot ceremonia e themelimit të 47 vjetorit në Fakultetin Filologjik.

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UP, Afrim Hoti ka thënë se dje kanë marrë një letër kërcënuese, e cila ishte e shkruar në emër të Shtetit Islamik.

“Do t’ju sulmojmë me datën 15.02 (shkurt) dhe shihemi te Zoti”, shkruante letra e lënë në sallën ku planifikohej të mbahej ceremonia, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar se kjo ishte arsyeja e mosmbajtjes së ceremonisë në Fakultetin Filologjik dhe tha se letra iu është dërguar policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme