Juristi dhe profesori Mazllum Baraliu ka thënë tani për tani kemi qeveri teknike, pasi qeveria është në dorëheqje.
“Deri sa është në dorëheqje kemi të bëjmë me një proces të jashtëzakonshëm dhe vetëm vendimet operacionale të miratohet”.
Sipas Baraliut, Qeveria nuk mund të marr vendime të rëndësishme apo të miratoj ndonjë vendim eventual pasi ajo nuk ka më legjitimitet demokratik.
Ai më pas tha për Klan Kosova, se Qeveria më nuk mundet të merr vendim as për demarkacionin: “nuk ka legjitimitet demokratik për demarkacion”.
“Presidenti sipas Kushtetutës me dekret të veçantë do ta shpërndajë parlamentin, të shpall zgjedhjet, jo më pak se 30 dite dhe jo më shumë se 45 dite”.
“KQZ do t’i duhet të përgatis të gjitha çështjet sa më parë pasi këto janë zgjedhjet të parakohshme dhe të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.