Ja kur do të rivotohet në 7 vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi 22 majin si datën e rivotimit në 7 vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore.
Vendimi erdhi pasi në Gjykatën Administrative u refuzuan paditë e Frontit Evropian për rivotim në Zhelinë, Strugë, Ohër, Krushevë dhe Dollnen.
Gjykata Administrative të gjitha ankesat i ka vlerësuar si të pabaza.