Kryetari i ri i FFK-së, Agim Ademi, ka folur rreth stadiumit “Fadil Vokrri” dhe kompletimit të tij.
Ademi tha se po punohet intensivisht në përfundimin e stadiumit, derisa tregoi edhe datën kur do të bëhet ndeshja testuese e stadiumit.
“Ministria ka ngritur nivelin e punës ku është duke u punuar në dy ndërrime, derisa është shtuar ritmi i punës dhe numri i punëtorve, në mënyrë që të punohet sa më shumë”, tha Ademi për RTV 21.