Ja kush po prin tek votat e mbetura me postë

Prishtinë | 08 Jan 2026 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur sonte (e enjte) rreth orës 20:00 numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë.

Sipas rezultateve, deri tash partia që po prin është Vetëvendosja me 72.64%, pasuar nga LDK me 10.27%, ndërsa PDK-ja ka deri tash 9.13%.

Ndryshe, numërimi i tyre shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Të ngjashme