43 kandidatëve për doktoraturë u janë miratuar temat nga Senati i UP-së. Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës të enjten ka miratuar temat e doktoraturës së kandidatëve të disa fakulteteve të cilët janë në proces të mbrojtjes së tyre.
Miratimi i temave të doktoraturës është bërë në mbledhjen e rregullt të Senatit të UP-së.
Universiteti i Prishtinës ka miratuar temat e doktoratës për 43 kandidatë që vijnë nga Fakulteti i Shkencave Matematikoro- Natyrore, nga Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, shkruan Kallxo.com
Në këtë mbledhje po ashtu u miratuan edhe disa rregullore si ajo për studime Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik, Rregullorja për Mobilitet Akademik të studentëve dhe Rregullorja për Bashkëpunëtorët e Jashtëm me disa ndryshme.