Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në BE, janë këshilluar që të përkrahin dhënien e statusit të bashkëshortit/es çifteve të të njëjtës gjini, këtu duke përfshirë edhe shtetet ku martesa në mes të personave të gjinisë së njëjtë nuk është e lejuar.
Gjykata Evropiane për Drejtësi ende nuk ka vendosur për një rast të një shtetasi të Rumanisë, të cilit shteti i ka mohuar lejen e qëndrimin bashkëshortit të tij amerikan.
Megjithatë këshilltari i lartë ka thënë që koncepti i BE-së për fjalën “bashkëshort/e” nënkupton edhe partnerët që i takojnë gjinisë së njëjtë.
Martesa në mes të gjinisë së njëjtë lejohet në këto shtete të BE-së; Belgjikë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës Veriore).