Derisa jeni duke e shijuar një darkë apo drekë, është shumë e rëndësishme që ta konsumoni sa më ngadalë që ka mundësi. Këto janë disa nga arsyet e forta, që ju tregojnë se nuk duhet të hani shpejt:
Ngrënia e ngadalshme ndihmon në mbajtjen e peshës normale të trupit – Duke ngrënë ngadalë ju do t’i ndihmoni trupin në humbjen e peshës, duke e zvogëluar ndjenjën e urisë.
E shijoni më shumë ushqimin – Lodhja, nxitimi dhe stresi i ditës nganjëherë na bëjnë, që të harrojmë ta shijojmë ushqimin. Në vend të kësaj, përtypja e ngadaltë e ushqimit do të na lejojë ta shijojmë ushqimin plotësisht.
Nuk ju shkakton probleme me stomakun – Kjo vlen sidomos për njerëzit, që vuajnë nga aciditeti në lukth. Ngrënia e ushqimit me shpejtësi nënkupton rritjen e rrezikut të refluksit dhe problemeve të tjera të lukthit.
Ju bënë të ndiheni më pak të lodhur – Kjo për shkak se kur hani shpejtë, tretja e ushqimit vështirësohet dhe ju nuk mund të bëni një gjumë të qetë. Në të kundërtën, nëse hani ngadalë ju mund të përfitoni më shumë energji.