Kroacia fitoi mbrëmë 3-1 ndaj Skocisë në Grupin D, në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Euro 2020.
Golashënues për kroatët ishin Nikola Vlasic, Luka Modric dhe Ivan Perisic, derisa për skocezët realizoi Callum McGregor.
Por, mesfushori i Real Madridi ishte tejet i emocionuar pas ndeshjes, duke treguar se sa shumë do të thoshte për të kjo fitore.
Me këtë triumf, Kroacia e kaloi fazën e grupeve me katër pikë, tre më pak se Anglia, aq sa Republika Çeke dhe një Skocia.
Në këtë fazë, Modric ishte kapiten i skuadrës, arriti të shënonte gol në tre Kampionate Evropiane radhazi, derisa është edhe golashënuesi më i ri dhe më i vjetër te kroatët.