Ja sa vite nuk ka shënuar Suarez në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 12:52 | Nga

Luis Suarez është në kërkim të golit të parë në Ligën e Kampionëve pas dy viteve pritje

Barcelona nesër do të jetë mysafire e Sporting Lisbonës, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez. Ky i fundi është në kërkim të golit të parë në Ligën e Kampionëve pas dy viteve pritje, shkruan Mundo Deportivo.

Golin e fundit Suarez e ka shënuar me 16 shtator të viti 2015 në ndeshjen ndaj Romës.

Suarez në ndeshjen ndaj Gironas ka regjistruar paraqitjen e 100 për Barcelonën në La Liga.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme