Ja si duhet të i trajtoni aknet në moshë të rritur

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Aknet në moshë të mesme na duken shumë të padrejta sesa kur kemi qenë adoleshentë dhe që jemi përballur me to – na duket shumë mizore që duhet të përballemi aknet po thuajse tërë jetën.

Gjëja e parë që shohin tjerët kur ju takojnë është fytyra juaj dhe nëse keni akne mund ndonjëherë të ndikoj edhe në vetëbesimin tuaj.

Çka i shkakton aknet në këtë moshë?

Janë një numër i madh faktorësh që shkaktojnë këto akne, por hormonet janë njëri prej faktorëve kryesor. Aknet në këtë moshë mund të ndikohen dukshme nga faktorët hormonal, ku përfshihet stresi, dietat, apo edhe problemet me vezore, raporton “Beatyheaven”.

Cila është mënyra më e mirë për t’i trajtuar ato?

Lajmi mirë është se nëse i trajtoni në mënyrë të duhur, aknet në këtë moshë mund të trajtohen. Mirëpo, aknet në moshë më të rritur mund të jenë tejet të vështira për tu eliminuar. Për të kuptuar më mirë gjendjen e fytyrës tuaj është mirë të takoni një demartologë, transmeton lajmi.net.

Përdorni Serume për akne këto janë disa nga produktet, pastrues për akne, zbutës për fytyra të thata.

Të ngjashme