Ja si dukej Aulona Musta para 10 vitesh, para se të niste stërvitjet

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Aulona Musta ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një imazh të realizuar plot dhjetë vite më parë.

Moderatorja shihet e veshur me një palë xhinse blu, me një bluzë me mëngë të gjata, si dhe me një jelek të bardhë sipër saj.

Me flokët e gjata deri tek supet dhe të bëra kaçurrela, Musta ka pozuar pothuajse pa grim përpara kamerës.

“Dhjetë vite më parë”, shkroi ajo krahas postimit.

Para pak kohësh, Aulona ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një fotosesioni që realizoi me bashkëshortin e saj, ku të dy shfaqeshin gjysmë të zhveshur.

aulona musta (5)Qëllimi i këtij seti fotografik ishte që të gjitha vajzat të ndihen mirë me trupin e tyre, ta duan dhe të përkujdesen për të.

Ndër të tjera, ajo iu përgjigj edhe ndjekësve që e paragjykuan se si mund “ta linte partneri të dilte kështu”, duke thënë se kjo është një ndër arsyet pse ata janë bashkë edhe sot e kësaj dite.

Aulona komentohet shpesh për linjat trupore, të cilat i ka arritur me anë të stërvitjes dhe palestrës, ashtu sikurse edhe duke u kujdesur për t’u ushqyer shëndetshëm.

Të ngjashme