UP-ja u dha pagë të plotë rreth 7 vjet dy asistentëve pa punuar fare

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 08:09 | Nga

Që nga viti 2010, përkatësisht 2011, universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka paguar dy asistentë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), ndonëse që nga kjo kohë asnjëri nuk është i angazhuar në këtë fakultet, shkruan sot Koha Ditore.

Nga Dekanati i FIEK-ut kanë bërë të ditur se arsyeja që këta dy asistentë nuk kanë qenë të angazhuar në punë gjatë kësaj periudhe është fakti se kanë probleme shëndetësore.

Por në vend të tyre UP-ja i ka angazhuar dy asistentë të tjerë të cilët për t’i mbajtur orët e tyre kanë marrë kompensim shtesë.

Që të dy mësimdhënësit (emra të njohur për redaksinë) gjatë kohës sa kanë punuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kanë pasur titullin “asistent i ri”, ndërsa bazuar në Rregulloren për të ardhura personale në Universitetin e Prishtinës, lartësia e pagës për këtë pozitë është 559.00 euro në muaj.

Të ngjashme