Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është rikthyer në qendër të diskutimeve për shkak të presionit të madh ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për filluar diskutimet për krijimin e tij. Por a është zgjidhje për serbët që jetojnë në Kosovë një Asociacion multi-etnik dhe a është synim final i Serbisë dhe serbëve në Kosovë keqpërdorimi i Asociacionit siç ka ndodhur me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë?
Për këtë çështje, për largimin e serbëve nga institucionet dhe për qasjen e Beogradit ndaj ministrit Nenad Rashiq dhe politikanes Rada Trajkoviq, në një intervistë për Gazetën Express ka folur politikani serb dhe ish-ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq.
Jabllanoviq thotë se me Asociacionin synohet të ruhet multi-etniciteti i shoqërisë në Kosovë dhe sipas tij në rast se krijohet, Asociacioni në asnjë formë s’guxon të kontestojë faktin se në dhjetë komunat me shumicë serbe ka edhe shqiptarë, boshnjak, goran e romë.
Për situatën e krijuar gjatë dhjetorit në veri dhe barrikadat, Jabllanoviq thotë se ato tregojnë se “Lista Serbe” s’kujdese për qytetarët, sigurinë dhe lirinë e lëvizjes por vetëm për interesat e kriminelëve që i kanë në parti dhe bizneseve që i mbrojnë.
Daljen nga institucionet e konsideron si gabim të madh të serbëve, derisa shton metoda te Beogradit të përdorura kundër Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq janë përndjekje dhe terror politik meqë ata s’pajtohen me politikën e Beogradit zyrtar.