Jabllanoviq: Lista Serbe e ka humbur besimin e qytetarëve serbë të Kosovës

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë se Lista Serbe e ka humbur besimin e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se në situatën aktuale nuk do të merr pjesë në zgjedhje lokale në veri nëse ato do të mbahen.

“Në këtë moment siç qëndrojnë gjërat, jo nuk marr pjesë. Kam dëshirë personale të dal në zgjedhje, të shfrytëzoj qëndrimin e qytetarëve që Lista Serbe ka humbur besimin e qytetarëve. Dalja në zgjedhje dhe serbëve t’u jap një alternativë e re duhet, paraprakisht, duhet të kemi bisedë mes përfaqësuesve të serbëve në veri dhe Qeverisë së Kosovës”, tha ai, në RTV Dukagini.

Jabllanoviq theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me partitë serbe që operojnë në veri, në mënyrë që të zgjidhen problemet.

Të ngjashme