Jack Ma: Të dhënat dhe analizimi i tyre po bëhen thelbësore për tregun e punës

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 04:10 | Nga Ekonomia Online

Jack Ma, themeluesi i tregtisë kineze online Alibaba, sheh ndryshime serioze në horizont. Në 30 vitet e ardhshme, inteligjenca artificiale do të tejkalojë njohuritë njerëzore, duke çuar në humbje dhe transformime të vendeve të punës, tregon miliarderi për David Faberit të CNBC.

“Vala e re po vjen. Punët do të hiqen,” thotë Ma. “Disa njerëz, të cilët kapin valën, do të jenë të pasur, do të jenë më të suksesshëm”.

Por për ata që qëndrojnë prapa, thotë Ma, e ardhmja do të jetë “e dhimbshme”.

Në zemër të epokës së re teknologjike që po afrohet me shpejtësi, thotë Ma, janë të dhënat (Data). Sipas parashikimeve të tij për tregun e ardhshëm të punës, aftësitë që lidhen me të dhënat dhe analizimin e tyre do të bëhen jashtëzakonisht të vlefshme.

Pse “të dhënat” po marrin një rëndësi kaq të madhe gjithnjë e më shumë?

Inteligjenca Artificiale, që ta bëjë punën e saj mirë dhe sa më saktë, duhet të ushqehet me statistika, të cilat, këto të fundit, janë tabela “të dhënash”. Pra, të dhënat, “Big Data”, janë lënda e parë në fabrikën e botës moderne që po vjen.

“Bota do të jetë e të dhënave“, thotë Ma. “Unë mendoj se ky është vetëm fillimi i periudhës së të dhënave.”

Alibaba mban një sasi të jashtëzakonshme të të dhënave për klientët e saj, shumë prej të cilëve vizitojnë faqen në internet disa herë në ditë. Ai informacioni, shpjegon Ma, i ka hapur sytë se si do të duket bota në dekadat e ardhshme.

“Ne mendojmë se të dhënat do të jenë kaq të rëndësishme për jetën e njeriut në të ardhmen”, thotë ai. “Nesër, gjithçka do të jetë e ndërlidhur.”

Të dhënat do të jenë kaq të rëndësishme për jetën e njeriut në të ardhmen.

Ma nuk është udhëheqësi i vetëm i biznesit që thekson rëndësinë e aftësive analitike. Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX Elon Musk është duke punuar në një projekt për të lidhur trurin e njeriut me kompjuterët, i cili do të përmirësonte shpejtësinë “jashtëzakonisht të ngadaltë” të trurit të njeriut.

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates thotë se aftësia për të shfrytëzuar informacionin do të transformojë shëndetin global dhe do të parandalojë përhapjen e sëmundjeve.

Eric Schmidt, kryetari ekzekutiv i kompanisë mëmë Google të Alphabet dhe Jonathan Rosenberg, këshilltar i Larry Page, pajtohen që analiza e të dhënave është aftësia më e lartë që profesionistët e rinj duhet të mësojnë më shumë.

Me “Analizimi të të Dhënave”, thotë Schmidt, “Unë nënkuptoj një njohuri themelore se si funksionojnë statistikat, një njohuri themelore se si njerëzit arrijnë konkluzione mbi të dhënat e mëdha.”

“Unë mendoj se një kuptim themelor i analizave të të dhënave është tepër i rëndësishëm për këtë brez të ardhshëm të të rinjve,” thotë kryetari ekzekutiv. “Kjo është bota ku po hyni.”

Të ngjashme