Xhudistët kosovarë për shumë vite kanë marrë pjesë në kampe që janë organizuar në Bosnjë. Janë këto disa prej dëshmive që lidhja e Kosovës me Bosnjën në xhudo është stabile. Edhe më e fuqishme bëhet falë Arijana Jahës, që është prej emrave më të njohur të sportit të xhudos në Bosnjë, shkruan sot Koha Ditore.
Jaha është me prejardhje shqiptare nga Kosova, ndërsa ndër të tjera e mban postin e sekretares së përgjithshme të Federatës së Xhudos së Bosnjë-Hercegovinës. Ajo ka suksese të mëdha edhe si trajnere e po ashtu si xhudiste në të kaluarën.
Në një intervistë për gazetën, 38-vjeçarja nga Sarajeva ka thënë se është krenare për bashkëpunimin e Kosovës me Bosnjën në rrafshin e xhudos, bashkëpunim që zgjat për mbi katër dekada.