“Ditë e bukur për të ardhmen e xhudos”, Driton Kuka tregon se fëmijët fituan tetë medalje në Maribor

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka konfirmuar se fëmijët nga Kosova kanë arritur t’i fitojnë plot tetë medalje në garat e zhvilluara në Maribor të Sllovenisë.

Xhudo vazhdon të na bëjë krenar me triumfet e tyre në garat e ndryshme më Evropë dhe gjetiu.

Së fundmi janë fëmijët e Kosovës që në garat për grupmosha të reja kanë arritur të shkëlqejnë në kryeqytetin spanjoll, Maribor.

Është trajneri Driton Kuka, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në profilin privat në Facebook.

Postimi i tij:

Ditë e bukur për të ardhmen e xhudos së klubit tonë në Maribor të Slovenisë!Plot 8 medalje u fituan nga fëmijët tanë sot në Maribor.

E ardhme e ndritur për xhudon 👌

E në anên tjetër Federata Boterore e xhudos prej ores 19:00 sonte do të shpall më të mirët e rruzullit tokësor e ku te nominuar jemi unë për trenerin me të mirë te Botës dhe Distria për xhudisten më të mirë të Botës për vitin 2021!

Zgjedhjen e më të mirëve mund ta percjellni live në Facebook dhe Youtube te faqes zyrtare te Federates Botërore: www.ijf.org

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme