Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, kanë vizituar sot Qendrën e Grave Medica Gjakova, e cila tashmë disa vite merret me fuqizimin e grave përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka thënë se kanë inkurajuar të mbijetuarat e dhunës seksuale që shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore duke aplikuar për statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Në këtë drejtim, inkurajuam të mbijetuarat e dhunës seksuale që shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore duke aplikuar për statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Procesi i verifikimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është jetik për procesin e zbardhjes të së vërtetës dhe ballafaqimit tonë me të kaluarën”, ka shkruar Jahjaga.