Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në SHBA, ka takuar ish-sekretaren e amerikane të shtetit, Hillary Clinton.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj miken time, ish sekretaren amerikane të shtetit, znj. Hillary Clinton”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
Tutje, Jahjaga ka takuar edhe ish-sekretaren tjetër të shtetit, Madeleine Albright, takim të cilin e quajti “të ngrohtë”.
Jahjaga këtyre ditëve ka takuar edhe Nënsekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike, Rosemary Di Carlo, me të cilën ka biseduar “për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me ç’rast kërkova ndihmën e saj për ndërkombëtarizimin e kësaj çështje”.
Ajo po ashtu është takuar edhe me ambasadorin Frank Wisner, me të cilin thotë të kenë biseduar “për përpjekjet tona për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme gjatë këtyre proceseve”.
Ndërkaq, ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë tjerë të shteteve të ndryshme mike të Kosovës.