Jahjaga: Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës po diskriminohen, s’u njihet sakrifica

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 13:12 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës ende përballen me stigmatizim nga shoqëria. Ajo shtoi se mungesa e drejtësisë ka shndërruar jetën e tyre në një makth raporton Ekonomia Online.

“Jemi mbledhur për të ju përkujtuar të gjithë qytetarëve tanë në eliminimin e pasojave që shkakton dhuna seksuale. Kjo dhunë edhe dy dekada pas përfundimit të luftës vazhdon të jetë e gjallë për çdo viktimë. Mungesa e drejtësisë ka shndërruar jetën e tyre në një makth. Të mbijetuarit e dhunës seksuale ende përballen me stigmatizimi”.

Jahjaga në në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, ku u bë edhe lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”, shtoi se duhet të kërkohet llogari nga Serbia për krimet që kanë shkaktuar ndaj këtyre njerëzve që trupin e tyre e shndërruan në fushëbeteje.

Sipas saj, të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës nuk u njihet sakrifica, raporton EO.

“Të mbijetuarit e luftës i kemi diskriminuar edhe me narracionin që kemi krijuar. Të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk u njihet sakrifica. Kemi bërë pikërisht atë që synonte ta bënte regjimi i Millosheviqit”.

“Ne kemi lëvizur shumë gjëra në drejtimin e duhur por duhet të bëjmë ende më shumë. Përgjatë viteve kemi arritur përparime të dukshme. Arritëm ta ndryshojmë legjislacionin për të mbijetuarit e luftës. Ne treguam se dhunimi seksual ka ndodhur në shkallë të madhe në vendin tonë dhe treguam që bota nuk duhet të mbyll sytë. Ne duhet të kërkojmë llogari nga Serbia për krimet që kanë shkaktuar ndaj këtyre njerëzve që trupin e tyre e shndërruan në fushëbeteje”.

Ish-presidentja e Kosovës, ne mars 2018, ka themeluar Fondacionin Jahjaga, me qëllim që të ndihmojë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës për të luftuar stigmën me të cilën përballen në shoqëri. Fondacioni tani është duke implementuar projektin “Të luftuarit e stigmës ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, që mbështetet nga “UN Women” dhe UNDP, financuar nga BE-ja.

 

Të ngjashme