Jahti luksoz i këngëtarit të njohur, Marc Anthony ka marrë flakë.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin që flakët janë shpërndarë, këngëtari nuk ndodhej brenda tij, por ekuipazhi i tij ishte aty për ta bërë gati për nisje.
Ata janë evokuar menjëherë nga autoritetet dhe nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
Si fillim flakët kanë nisur nga një kuvertë dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë jahtin.
Jahti i ish-bashkëshortit të JLo kushtonte 7 milionë dollarë dhe nga pamjet që janë xhiruar nga kalimtarët duket se ai është djegur plotësisht.