Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga votuesit që t’i ndëshkojnë ata që lirinë e pavarësinë e kanë sjellë në këtë derexhe duke mashtruar, duke blerë e duke vjedhur vullnetin qytetar, qoftë në emër të Luftës Çlirimtare apo rezistencës pasive.
Sipas tij, ndryshimi është në duart e qytetarëve votues, të atyre qytetarëve që e dinë peshën e votës së tyre dhe fuqinë e saj për ndryshim, njofton Klan Kosova.
“Kjo nuk është vështirë të arrihet, por duhet ditur disa gjëra. Atyre që kanë mashtruar gjatë viteve të shkuara, kurrë më votën! Atyre që ua kanë shitur votën, të mos ua shesin më sepse me atë veprim kanë shitur dhe shesin të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre. Atyre që ua kanë vjedhur votën mos t’ua lejojnë më vjedhësve këtë dukuri të shëmtuar, por ta ruajnë votën e tyre të shenjtë si sytë e ballit”.
“Kush ishin këta vjedhës apo përfitues? Disa ‘komandantë’, që thirren në luftë e gjak dëshmorësh, larg apo afër tyre, apo disa paqësorë që thirren në ‘akademikë’ e ‘akademi’ politike, që thirren në ideologji të djathta e grabiten djathtas e majtas! Të tillët duhet dërguar me votën qytetare në muzeun e vjetërsirave”.
“Ndëshkimi me votë i atyre që gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjeve na dhuruan perspektivën e ikjes, është dënimi më meritor, më i shpejtë dhe më efikas. Është, pra, përfundimisht dënimi i duhur”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.