Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e AAK-së, Faton Jakupi vizitoi Karaçevën, ku u konfirmua përkrahja e parezervë nga familja Kastrati.
Jakupi tha se Karaçeva edhe njëherë dëshmoi se janë njerëz mikpritës e të besës.
Postimi i plotë:
Sonte në Karaçevë, u konfirmua përkrahja e parezervë nga familja Kastrati. Së bashku me drejtorin dhe kandidatin për asamble komunale Zotrim Kastrati, ishim në konakun e bacës Hamdi. Karaçeva edhe njëherë dëshmoi se janë njerëz mikpritës dhe njerëz të besës! Përkrahja për Aleancën sa shtohet e rritet, fitorja është e pashmangshme. Bashkë dhe ndershëm!
121