Policia e Kosovës ka penguar anëtarët e Partia Socialdemokrate (PSD) të vendosin disa pankarta në rrethojat e pikës kufitare në Merdarë. Ata kanë kërkuar nga anëtarët e PSD-së që pankartat t’i vendosin jashtë rrethojave, raporton Ekonomia Online. Por, një gjë e tillë u kundërshtuan nga aktivistët e kësaj partie, me ç’rast pati edhe një përplasje ndërmjet tyre.
Më pas ata kanë vendosur një pankartë me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me një mbishkrim “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”. Aksioni i PSD-së vjen një ditë pasi ky pikëkalimin kufitar me Serbinë, me vendim të Qeverisë është hapur për kalimin e mallrave serbe.
Donjeta Demolli, kryesuese e Këshillit të PSD-së, tha se Kurti ka marrë vendim për lejimin e mallrave serbe për ta ruajtur pushtetin.
Sipas saj, me këtë vendim po e pësojnë qytetarët e vendit, raporton EO. Ajo ka komentuar edhe pengimin e aksionit nga Policia e Kosovës.
“Fillimisht iu kisha ftuar me pa përforcimin që ka ardhur për Policinë e Kosovës për me dëmtuar këtë pllakat, për me dëmtuar një aksion i cili tenton me vu në pah tetarin popullsitë të Kurtit. Veprimet e Kurit si kryeministër i cili prej se ka ardhur në pushtet bënë veprime të cilat udhëhiqen nga një politikë e pa ndershme, jo koherente dhe që nuk bazohet në princip. Ky vendim nuk është kthyer mbrapsht për shkaqe sigurie, u kthye mbrapsht vetëm për të ruajtur pushtetin lideri edhe kjo na tregon që veprimet e Kurti edhe ndërrimi i këtyre veprimeve është veç për me rrit pushtetin e tij personal apo për me ruajt pushtetin e tij personal”.
“Sepse lejimi i mallrave nga Serbia të çarkuojnë nëpër këtë doganë erdhi vetëm kur Kurtit iu rrezikua karrige në procesin e Berlinit. Ky nuk është vendimi i parë që kthehet edhe ndërrohet kur pushteti i kërcënohet Kurtit. Gjitha zhvillimet politike që i ka shkaktuar Kurti deri më tani, janë në një mënyrë apo tjetër të ndërruara gjithë herë atëherë kur pushteti i tij personal u kërcënua. Humbjet e tij, humbjet që po i shkakton ai Kosovës në fund po na shiten si fitore dhe po mbrohen nga një polici e cila nuk lejon që këto dështime këto humbje të paraqiten si të tilla”.
“Si pasoj e kësaj Kosova mbete e izoluar, si pasoj e kësaj Kosova është në sanksione krahas vendeve si Venezuele, si Irani e Bjellorusia. Në krejt këto situata Kurti po i rrit pensionet 20 euro, pensione edhe rritje kjo që nuk e mbulon as inflacionin e viteve të fundit. Në ndërkohë qytetarët janë ata që po i vuajnë pasojat, pasiguri në Kosovë është bërë pjesë e përditshmërisë edhe kërcimet për konflikt janë gjithmonë prezentë”.
“Çmimet janë të larat projekte kapitale mungojnë edhe investimet e huaja po na anashkalojnë për këtë arsye ne e realizuam këtë aksion që tenton me e vu në pah që veprimet e Kurit janë të ngutshme por të kthyeshme. Janë të ngutshme kur i duhen atij për pushtetin e tij personal kur i duhet atij për të mobilizuar vota, kur të ka në mënd shkurtin dhe zgjedhjet ndërsa ndërrohen sa herë kërcënohet nga jashtë për shmangja nga proceset e rëndësime siç është procesi i Berlinit”, ka thënë ajo.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në një përgjigje për Ekonomia Online ka thënë se kamionët me mallra që kanë origjinë Serbinë, kanë qarkulluar pa ndonjë problem gjatë këtyre ditëve por që numri i tyre gjatë dy ditëve ka qenë i vogël.
Kurse ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë dje gjatë ditës se bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.
Andaj, siç bëri të ditur ai, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X.
Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksionalë në ato pika kufitare.
Importimi i mallrave serbe rifilloi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dy ditë më parë për ta hequr kufizimin ndaj mallrave nga Serbia për këtë pikëkalim kufitar.