Muharremi: Jam jashtëzakonisht i kujdesshëm mos me paragjyku rastin e votave në Mitrovicë

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 21:16 | Nga Shenoll Muharremi

Opinionisti Shenoll Muharremi ka thënë se është jashtëzakonisht i kujdesshëm mos me paragjyku rastin e votave në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Deri tani kemi dyshime serioze, por ato duhet me u vërtetuar nga institucionet zyrtare profesionale

POR kjo është ajo kur thoshim NUK DUHET KM në detyrë me shku atje edhe me bë presion e dhunë zgjedhore pandërprerë. Ai kështu ka kriju një ambient ku edhe ka pas mundësi mu keqkuptu edhe me u abuzu, nga disa, vota.

Ai ka shkuar ditë e natë deri në mëngjes dhe ka shkuar edhe ditën e zgjedhjeve kur ka pasur heshtje zgjedhore. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë që atje është kriju një ambient i jashtëzakonshëm presioni.

Ka arsye pse ekziston heshtja zgjedhore e pse pushteti/qeveria nuk duhet me u keqpërdorur për interesa të partisë.

E tash, kur shkon ashtu, ti po jep sinjale të gabuara te njerëzit. Kur thua “duhet me fitu Mitrovicë gjithsesi” e kur shkon me krejt arsenalin qeveritar me xhipa të zinj, polici e bodigarda… ti je ka interferon dhe je ka e dërgon mesazhin e gabuar.

Ti po krijon një ambient dhe atmosferë me u abuzuar me zgjedhjet. Dikush nga militantët e zjarrtë mundet me keqkuptu këtë “përkrahje të shfrenuar”.

Kur shkon në gjysmë të natës nëpër kafe atje një natë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve, njerëzit mendojnë që “duhet me bë gjithçka me i fitu”.

Mjafton 2-3 persona me e keqkuptu këtë “sinjal” dhe me abuzu me vota dhe proces zgjedhor.

Por ambientin e ke krijuar ti, se ke bërë presion dhe i ke thyer të gjitha rregullat rreth zgjedhjeve. Në atë ambient e me gjithë atë presion, gjithcka mundet me ndodhë.

Të ngjashme