Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini shkruan se ndjehet i shokuar me lajmin për vdekjen e kolegut të tij, Art Kurti.
Ai shkruan se ai bashkë me kolegët bashkëndjejnë dhimbjen për “largimin kaq të hershëm të Artit”.
Kujtojmë se Art Kurti, aktor i serialit “O sa mirë” ishte edhe këshilltar i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjinit.
Postimi i plotë i Gjinit në Facebook:
Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm.
Ju shprehë ngushëllime e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.